Foto: Facebook

Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron ka ftuar edhe Thaçin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje unike pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë ftesë pos tjerash thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global.