Foto-ilustrim

Tri raste të dhunës ndaj grave në 24 orët e fundit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës ndaj grave.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se dje rreth orës 8 në Malishevë policia ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njejti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Një rast tjetër është raportuar në rajonin e Obiliqit, ku një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka raportuar edhe për një rast të dhunës në familje i cili ka ndodhur dje rreth orës 15 në Gjakovë.

Një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në të tri rastet, tre personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.