Ekaterina Trendafilova - Foto: KALLXO.com

Trendafilova: Ende Nuk Ka Aktakuza

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, tha sot në një konferencë për media në Prishtinë se ende nuk ka aktakuza.

“Aktualisht, ende nuk ka aktakuza”, tha Trendafilova.

“Po presim prokurorin që të kryejë detyrat e tij”, tha ajo.

Në këtë konferencë, Trendafilova tha se mandati i Gjykatës Speciale është që të ndjekë raste kundër individëve dhe jo organizatave apo etniteteve.

Trendafilova është duke shpjeguar historikun e themelimit të Dhomave të Specializuara, të cilat do të gjykojnë rastet e dyshuara të krimeve që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE këtë konferencë të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për të cilën kjo është vizita e parë që kur ka marrë këtë pozitë.