Tre Vjet e Gjysmë Burg për Aksidentin me Fatalitet

Me tre vjet e gjysmë burgim është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës i pandehuri Dikton Zariqi.

Zariqi u shpall fajtor për aksidentin e komunikacionit, në të cilin jetën e kishte humbur i riu Milot Bajrami.

Gjykata, ndërkaq, e liroi Dikton Zariqin nga akuza për mosdhënie të ndihmës.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur 1 nëntor 2015, në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, në momentin e aksidentit i akuzuari Zariqi po voziste në gjendje të dehur.

Asdren Hoxha, avokati i palës së dëmtuar, paralajmëroi mundësinë e ankesës ndaj aktgjykimit të sotëm.

KALLXO.com ka përcjellë në vazhdimësi këtë proces gjyqësor.