Foto-ilustrim

Tre të Lënduar nga Shpërthimi i Bombolës

Sipas raportit të përditshëm policor, dje para mesditës nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë janë lënduar tre persona.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.

Një bombolë gazi shpërtheu edhe në Lagjen “Mati 1” të Prishtinës më 21 nëntor. Atëherë u lëndua një person dhe u shkaktuan dëme një ndërtesë të banimit kolektiv.

http://kallxo.com/nje-lenduar-nga-shperthimi-ne-kryeqytet/

Të njëjtën ditë shpërthim ombole pati edhe në Pejë, ndërsa aty u lënduan dy persona.

http://kallxo.com/dy-te-plagosur-nga-shperthimi-ne-peje/