Tre të Lënduar në Shpërthimin në ETC
30.3.2016 - 15:44
Shpërthimi ndodhi në objektin e kësaj qendreje në Rrugën “Vëllezërit fazliu” të Prishtinës.
Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti duke bërë të ditur se shpërthimi ishte aksidental.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK,” tha Ahmeti.
KALLXO.com kontaktoi edhe Basri Lenjanin, drejtorin e Qendrës Emergjente, por ai nuk dha ndonjë detaj lidhur këtë ngjarje.