Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Tre të Lënduar në Përleshje, Njëri Rëndë

Një person ka mbetur i lënduar dhe në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerë pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje pas një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar mes tre personave dje në Vushtrri.

Policia ka njoftuar me anë të raportit të saj ditor se tre persona të dyshuar janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje, ku kanë përdorur edhe armë zjarri, thika dhe mjete të tjera të forta.

Në vendin e ngjarjes policia ka arritur që të konfiskojë një pistoletë një gëzhojë dhe dy thika si prova materiale.

Të dyshuarit e përfshirë në përleshje si pasojë e lëndimeve janë dërguar në QKUK. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje si të dyshuar.