Tre të lënduar në aksident trafiku në Vushtrri

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur para gjysmë orë në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se deri më tani tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Vushtrri.