Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Tre të lënduar në aksident trafiku në Pozhoran

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur dje në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamionit transportues dhe një veture udhëtarësh.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve material, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës, dhe dy pasagjere.

Policia ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa njëri prej tyre edhe në QKUK.

Në lidhje me këtë aksidenti është arrestuar i dyshuari, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.