Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në Mitrovicë

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit e këtij aksidenti sipas policisë, janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.