Foto: Ilustrim

Tre të Lënduar në Aksident në Magjistralen Pejë- Mitrovicë

Tre persona janë lënduar në një aksident në fshatin Baicë të komunës së Istogut, në magjistralen Pejë- Mitrovicë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka thënë sot se tre persona kanë marrë lëndime të rënda nga ky aksident në të cilin janë përfshirë një veturë Shevrolet Comera me targa të jashtme të cilin ishte duke e drejtuar shtetasi i Kosovës H.J.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur njëri nga vozitësit nuk ia kishte përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesën rrugore, dhe për një moment kishte humbur kontrollin ndaj mjetit që drejtonte dhe kishte dalë në shiritin tjetër të rrugës.

“Drejtuesi i mjetit ka presuar lëndime të rënda i cili ka mbetur për tretman mjekësor në Spitalin rajonal të Pejës, ndërsa dy pasagjerët e tjerë njëri prej tyre prej lëndimeve që ka pësuar në kokë është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në Prishtinë. I lënduari tjetër  A.Ukaj  është liruar në shtëpi pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin rajonal të Pejës”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Pejë, më urdhër të së cilit rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurori nga njësia e hetimeve të aksidenteve.