Tre të arrestuar për falsifikim të parave

Në komunën e Prishtinës janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj të komunitetit shqiptar dhe një mashkull shtetas i huaj, pasi që të njëjtit janë përpjekur të vënë në qarkullim para të falsifikuara në treg.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të GJPP të GJTH është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit.

Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar material letër e zezë dhe kemikate  për falsifikimin e parasë, 400 euro para të gatshme , 2 telefona etj..

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.