Tre të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia ka njoftuar se një person në Rahovec është sulmuar dje nga dy vëllezërit e tij. Në raportin zyrtar të policisë thuhet se mosmarrëveshja mes vëllezërve ka ndodhur ka ndodhur për shkak të një prone.  Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.

Një person tjetër është arrestuar nga policia për dhunë ndaj fëmijës së tij. Policia në raportin zyrtar ka sqaruar viktima pas dhunës nga babai i tij ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.