Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar pasi u rrahën ndërmjet vete

Në urën e fshatit Selishtë të Hanit të Elezit janë arrestuar tre persona si të dyshuar për përfshirje në një rrahje.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje në mes vete janë rrahur dhe si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kujdestar, tre te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.