Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tre të Arrestuar në Ferizaj për Mashtrim me Subvencione

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj tre persona dhe të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka arrestuar tre persona sot rreth orës 18:00. Të njëjtit dyshohen për veprat penale – mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve”, theksoi Hoxha.

Sipas zëdhënësit të Policisë, vlera e mashtrimit për të cilat dyshohen tre të arrestuarit është mbi 30,000 euro.

“Për tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, shtoi zëdhënësi Daut Hoxha.