Tre persona rrahen mes veti në Bellanicë

Policia njofton se tre burra pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Dje ka ndodhur rasti në fshatin Bellanicë të Malishevës, rreth orës 15:50.

Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.