Tre Aktivistë Tregojnë si u Arrestua Albin Kurti

Tre aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” dëshmuan për KALLXO.com se si u arrestuan bashkë me ish-liderin Albin Kurti.

Dëshmitarët rrëfyen se si u goditën, u shqelmuan dhe u fyen nga Njësiti Special për Intervenim i Policisë së Kosovës në natën e 28 Nëntorit në selinë e “Vetëvendosjes”.

Ata folën edhe për momentin e arrestimit të Kurtit, polemikat e tija me policinë dhe fjalët e tija të fundit para arrestimit.

Edhe policia tregoi se si ndoqi lëvizjet e Kurtit deri në selinë e partisë së tij.

Policia thotë se në natën e 28 Nëntorit është përdorur forcë proporcionale ndërsa sipas tyre janë mbi 200 policë që janë lënduar nga protestat e opozitës që nga janari deri në nëntor.

Më 3 dhjetor emisioni Jeta në Kosovë diskutoi me përfaqësues të organeve të hetuesisë dhe drejtësisë për arrestimet e deputetëve, familjarëve të politikanëve dhe aktivistëve të VV-së se a ka drejtësi selektive.