Transferohet shefi i Departamentit të Hetimit të Korrupsionit të Policisë

Drejtori i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, Shemsi Igrishta, i është ndërruar vendi i punës. Tani ai është transferuar në Mitrovicë.

Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Igrishta.

Ai tha se transferimi erdhi në bazë të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Po është e vërtetë, kjo ka ndodhë pasi jam gradu, jemi ngrit në pozitë. Kjo tregon caktim të pozitave tash në vende tjera. Unë jam kapiten dhe jam caktuar të punoj në Stacionin e Policisë Jugu në Mitrovicë”, tha Shemsi Igrishta.

Në 19 vjetorin e Policisë së Kosovës u graduan pesë nënkolonelë, katër majorë e 57 kapitenë.