Bekim Isufi dhe Ardian Limani (KF Drita).

Trajnerët flasin për ndeshjen Drita- Malmo (VIDEO)

Trajneri i KF Drita nga Gjilani, Bekim Isufi, tha se mungesa e  përqendrimit të lojtarëve të tij ka ndikuar bë humbjen e ndeshjes në kuadër të xhiros së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

“E kemi ditur se ekipa e Malmos me shumë pak hapësire di të përfitojë. Mendoj se koncentrimi na ka munguar. Me gjysmë rasti Malmo di të na dënojë”, tha Isufi pas ndeshjes së sotme që u zhvillua në Mitrovicë në të cilën Drita humbi ndaj ekipit suedez Malmo me rezultat 3:0.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit, ka humbur ndeshjen e parë në rrethin e parë kualifikues ndaj Malmos së Suedisë me rezultat 3:0.

Në ndeshjen e luajtur në Mitrovicë, gjilanasit vuajtën ndaj kundërshtarit suedez.

Drita e nisi keq këtë ndeshje dhe kaloi në disavantazh qysh në minutën 13 kur Carlos Stranberg shënoi në portën e vendasve.

Në minutën 39, suedezët dyfishuan epërsinë me anë të Arnor Ingvi Traustason ndërsa epilogun e ndeshjes e vuri Markus Rosenberg në minutën 82.

https://kallxo.com/drita-humb-ndeshjen-e-pare-ndaj-malmos/

Për ndeshjen e ardhshme e cila do të luhet më 17 korrik në Malmo, Isufi tha se duhet ta shohë gjendjen e lojtarëve pas ndeshjes së sotme :sepse është kohë e shkurtë”.

“Realiteti është që kemi luajtur ndaj një skuadre që është e fortë”, tha ai.

Për kapitenin e Dritës, Ardian Limani, ndeshja e sontme ka qenë më e vështora në karierën e tij të deritanishme.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë fizikisht dhe taktikisht. Ka qenë ndeshja më e vështirë që e kam zhvilluar, por nuk ka vend për dëshpërim sepse futbolli do të rritet në vazhdim”, tha Limani.

Ndërsa trajneri i ekipit suedez, Uëe Rosler, tha se ka pritur përballje të vështirë kundër gjilanasve.

“E kemi pritur që loja do të jetë e vështirë. Por gjendje e terrenit ka qenë e vështirë, andaj dyja ekipet janë lodhur për së tepërmi”, tha ai pas ndeshjes.

“Sa i përket ndeshjes kemi një pozitë të mirë tani sepse fituam, e njoh ekipin e Dritës, janë të mirë, kam përcjellë ndeshjet ne Gjibraltar. Do të tregohemi të kujdesshëm në ndeshjen kthyese, sepse s’ka përfunduar ende”, tha Rosler.