Kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni, Pavle Trajanov, Foto: 21Media

Trajanov: Ivanov të Dekretojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni, Pavle Trajanov, ftoi presidentin Gjorgje Ivanov që të dekretojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe të mos bëhet shkas për krijimin e tensioneve politike dhe as shkas për kriza të sigurisë.

Sipas Trajanovit, gjuha është mjet për mirëkuptim të ndërsjellë ndërsa, në Maqedoni, është shndërruar në instrument për konfrontime dhe akuza të ndërsjella, shkruan Tv21.tv Ndërsa edhe pse gjykon se për kushtetutshmërinë duhet të vendosë Gjykata Kushtuese, ai shpreh mosbesimin edhe ndaj këtij institucioni.

Sipas Trajanov, me rëndësi të posaçme është që i gjithë procesi të zhvillohet në kuadër të institucioneve të Republikës, si dhe vlerëson se i gjithë procesi është shumë i ndishëm dhe kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë për të evituar turbulencat e brendshme./21Media