Ilustrim

Tragjedia në kazinon e Suharekës: Rrëfehet polici i akuzuar

Polici Shefki Spahiu është sjellë sot para gjykatës, pasi dy javë më parë ju ngrit aktakuzë për vrasjen e 32 vjeçarit Jetmir Aliaj në kazino në Suharekë.

Ai sot u ballafaqua me akuzat për vrasje të rëndë, dhe për manipulim me prova.

Polici Shefki Spahiu ka qenë i dyshuari kryesor dhe i vetëm për vrasjen e 32 vjeçarit Jetmir Aliaj, në vendin e punës, në një kazino të Suharekës më 17 mars të këtij viti.

Spahiu u përgjigje me “JO’, kur u pyet nga gjykatësja Ajser Skenderi se a e pranon fajësinë për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Ndërsa për veprën penale manipulim me prova i akuzuari Shefki Spahiu u deklarua se e pranon fajësinë për këtë vepër.

Gjykimi ndaj policit të akuzuar për vrasjen në kazino në Suharekë

Sipas dosjes së Prokurorisë për veprën penale manipulim me prova polici Shefki Spahiu akuzohet se me 17 mars të vitit 2019, në Suharekë në kazino “Intacto” që gjendej në rrugën e Reshtanit kishte hequr, shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Spahiu pas kryerjes së veprës penale vrasje e rëndë, ka hyrë në dhomën ku ka qenë e vendosur pajisja e kamerave të kazinos, me qëllim të shkatërrimit të provave nga vepra e kryer penale, dhe ka marr dy shtëpiza në kompjuterin duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS dhe krejt këto i ka vendosur në bagazhin e automjetit të cilin e kishte pasur të parkuar para kazinos.

Sipas aktakuzës pas largimit i akuzuari Spahiu këto dëshmi i ka hedhur në lumin Taplluha në dalje të fshatit Neprebisht të Suharekës.

Ndërsa për veprën penale të vrasjes së rëndë për të cilën i akuzuari nuk e pranoi fajësinë në dosjen e Prokurorisë theksohet se i akuzuari Shefi Spahiu me datë 17 Mars të vitit 2019 në Suharekë në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta Jetmir Aliajn, punëtor i kazinos.

Aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarit Shefki Spahiu, ku thuhet se pasi  që i akuzuari qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës ,,Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Kallxo.com ka raportuar lidhur me vrasjen në kazino të Suharekës.

“Mbretëresha e provave” e kishte quajtur prokurori Mehdi Sefa, CD-në të cilën e posedon Prokuroria si provë kryesore në këtë çështje.

https://kallxo.com/dosja-e-prokurorise-polici-dyshohet-se-qelloi-viktimen-me-arme-zyrtare-nga-1-meter-afersi/

.