Tragjedi në futbollin brazilian, 10 të vdekur nga zjarri në klubin Flamengo

10 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr i madh që ka përfshirë një konvikt në qendrën e trajnimit të ekipit të të rinjve të Flamengos, një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Brazil.

Tre të tjerë mbetën të plagosur kur zjarri që shpërtheu në ‘Ninho de Urubu’, qendra e trajnimit të klubit Flamengo, e cila ndodhet në perëndim të Rio de Janiero.

Sipas BBC, zjarri filloi rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale dhe u shua rreth 7 e 30. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar, por lojtarët e moshës ndërmjet 14 dhe 17 vjeç besohet se kanë përdorur konviktin.

Shumë klube evropiane dhe braziliane janë solidarizuar duke ofruar përkrahje për Flamengon.