Shoferja e parë grua, në Trafikun Urban në Prishtinë Foto: Komuna e Prishtinës

Trafiku Urban në Prishtinë bëhet me shoferen e parë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se që nga dita e sotme Trafiku Urban në kryeqytet do të ketë shofere një grua, e cila tashmë do të vozisë njërin nga autobusët e kryeqytetit.

Punësimin e një gruaje në pozitën e shoferes, kjo komunë e ka cilësuar si reformë.

“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës.

Laura Mirena është shofere e parë në ekip. I urojmë punë të mbarë”, është shkruar në njoftimin e komunës në Facebook.