Ilustrim: Tornado

Tornado në Rumani, rrotullohet autobusi

Disa njerëz mbetën të lënduar kur një tornado kaloi nëpër Rumaninë jugore, duke e shtyrë  një autobus jashtë rrugës dhe duke e përmbysur atë në një fushë të afërt, raporton BBC.

Dymbëdhjetë njerëz në autobus u lënduan dhe një pasagjer u trajtua për trauma të rënda, thanë raportet lokale.

Shoferët i lanë makinat e tyre pranë Calarasit për të ngulur sytë në tornado të rrallë, ndërsa sillej nëpër fusha, duke mbledhur një kullë pluhuri.

Tornadoja nuk e preku një fshat, por 10 ndërtesa humbën kulmet e tyre.

Moti i keq të martën në mbrëmje ishte rezultat i një fronti të ftohtë nga Bullgaria, në jug, e cila u përplas me ajër shumë të ngrohtë dhe të lagësht në Rumaninë jugore, thanë meteorologët.

Shpejtësia e tornado u vlerësua në 90 km / h (56 mph).

 

DRAJNA

CĂLĂRAȘI – DRAJNA / 30 APRILIE 2019

Publiée par Meteoplus sur Mardi 30 avril 2019

 

Përgatiti: Doruntina Baliu