Sekretari i shtetit Rex Tillerson | Foto: Facebook

Tillerson Uron Myslimanët dhe Haxhinjtë

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson në Ditën e Kurban- Bajramit uroi myslimanët e gjithë botës, ndërsa një urim i tillë i erdhi edhe kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

Në telegramin e urimit të Tillersonit, sipas Zyrës së Kryeministrit, u dëshirohet kthim në shtëpi haxhinjve dhe vlerësohet pelegrinazhi i tyre në Mekë.

“Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit”, thuhet në urimin e Tillersonit.

Sekretarit amerikan i ka bërë përshtypje edhe përzierja kulurore në Mekë.

“Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat”, vijon urimi.

Edhe vetë Mustafa sot teksa vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës u lut që Kosova të bëjë më mirë në të ardhmen.