ARKIV Pamje nga Mitrovica e Veriut - Foto: REL/AFP

Thyhet zyra informative e Qendrës Kulturore të BE-së në veri

Persona të panjohur kanë thyer derën e zyrës informative të Qendrës Kulturore të BE-së.

Rasti është lajmëruar nga ankuesja dje rreth orës 02:45 në rr. “Kral Petri” në Mitrovicën Veriore.

Sipas ankueses, nga zyra nuk është vjedhur asgjë.

Rasti po trajtohet si asgjësim apo dëmtim i pronës.