Thyen xhamat e objektit të Komunës, arrestohet i dyshuari

Në komunën e Zubin Potokut një person është arrestuar për dëmtim prone.

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka thyer xhamat e derës së hyrjes së objektit të Komunës.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor derisa të këndellej e më pastaj të lirohej.

Polici ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:53.