ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Therrje me Thikë në Vushtrri

Tre persona kanë marrë lëndime me thikë në një ngjarje që ka ndodhur në Vushtrri.

Policia ka njoftuar me anë të raportit të saj ditorë, se tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht duke i therur me thika viktimat.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci”, në Vushtrri gjatë ditës së djeshme.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes sipas policisë, është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.