Ilustrim: Kallxo.com

Therje e të Miturit në Prishtinë- I Dyshuari në Arrati

Në Prishtinë në Rrugën “Gustav Majer” ka ndodhur therje me thikë e një të mituri në orët e mbrëmjes.

Lajmin për këtë therje e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 19 e 10 kemi pranuar informatën për një therje me thikë në Rrugën ‘Gustav Majer’. I lënduari është mashkulli me inicialet Sh. P.- 17 vjeçar”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo tregoi “se i lënduari është transportuar menjëherë në QKUK”.

Zëdhënësja tha se i dyshuari për këtë therje është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij.

Edhe gjatë nëntorit KALLXO.com shkroi për një therje me thikë në Prishtinë.

http://kallxo.com/therje-thike-ne-qender-te-prishtines/