Foto: Ilustrim

Theret me thikë shtetasi i Shqipërisë në Fushë Kosovë

Një shtetas i Shqipërisë është therur me thikë dy net më parë në Fushë Kosovë.

Policia ka sqaruar se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda. Në lidhje më këtë rast policia ka arrestuar dy persona ku të njëjtit më pas janë dërguar edhe për tretman mjekësor pasi që ishin të lënduar.

Policia nuk ka sqaruar se pse kanë ndodhur lëndimet e tyre.

Në lidhje me viktimën, policia ka thënë se ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja e tij është stabile.

Të dyshuarit janë intervistuar nga ana e policisë dhe prokurorit ku me urdhër të këtij të fundit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.