Thëngjill i VV-së Para Ministrisë

Frashër Krasniqi, zëdhënës i këtij subjekti politik tha se kjo po bëhet kundër privatizimit të distribucionit të KEK-ut , marrëveshjes me Serbinë për energjinë elektrike dhe asaj me Contour Global për ndërtimin e “Kosovës së Re”

“E kemi sjell këtë thëngjill këtu sot me i  kallëzu Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që Kosova ka kapacitet edhe potenciale me ndërtu edhe me e zgjidh vetë krizën e saj energjetike, e jo me e privatizu e me e shkatërru qysh po bëjnë këta,” tha Krasniqi.

Distribucioni i KEK-ut u privatizua për 26.3 milionë euro nga konzorciumi Limak-Çalik, marrëveshja për energjinë mes Kosovës e Serbisë u nënshkrua në Bruksel më 25 gusht 2015, ndërsa “Contour Global” në nëntor të vitin të kaluar u shpall ofertues i preferuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

12647736_10206635346776732_1804796997_n 12665783_10206635346616728_1704256910_n

Policia ndërhyri për të arrestuar shoferin e kamionit me thëngjill, por u pengua nga aktivistët e LVV-së për ta kryer këtë arrestim, ndërsa shoferi tha se ka leje për të hyrë në shesh.

Por zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se ky shofer nuk mund të këtë pasur leje për të hyrë në shesh.

“Shenjat tregojnë që hyrja është e ndaluar. Hyrja në shesh mund të ndodhë vetëm në qoftë se ka pasur leje për të ngarkuar, apo ndonjë rast urgjent,” tha Borovci për kallxo.com

Frashër Krasniqi tha se “Vetëvendosja” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aksione dhe protesta, kundër marrëveshjeve.

“Nuk do të lejohet që qytetarët e Kosovës me pagu nga xhepi i tyre i varfër për përfitimet e kompanive të mëdha multimilionerë të cilat vijnë me i shfrytëzu burimet tona natyrore dhe për me i marrë profitet nga rritjet e çmimeve që do të na bëhen këtu,” tha Krasniqi.

12674396_10206635346496725_1440737651_n 12674163_10206635346736731_2094397476_n

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) thotë se kur rryma elektrike do të niosë të prodhohet nga Termocentrali “Kosova e Re” ajo do të jetë 30 për qind më e shtrenjtë.

http://kallxo.com/kosid-me-termocentralin-kosova-e-re-rryma-30-me-shtrenjte/