John Bolton

Thaçi zhvillon bisedë telefonike me John Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Thaçi ka treguar se me John Boltonin kanë biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ka thënë se e ka siguruar Këshilltarin amerikan të Sigurisë Kombëtare se Kosova mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka treguar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme.”