Thaçi viziton ‘Boeing’-un: Ushtarët e Kosovës do përdorin pajisje amerikane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se derisa po qëndron në ShBA ka vizituar edhe selinë e kompanisë ‘Boeing’.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ është shprehur se misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë”, ka shkruar presidenti në ‘Facebook.