Ceremonia e rivarrimit te deshmoreve te UCK-e ne Marine...

Thaçi: Ushtria e Kosovës do ta ruaj kufirin Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ceremoninë rivarrimit të 158 dëshmorëve dhe heronjve në fshatin Marinë të Skenderajt tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të pamundurën e ka bërë realitet.

“UÇK-ja nga strategët dhe teoricienët e luftës botërore konsiderohet si guerilja, lëvizja çlirimtare më e suksesshme e shekullit 20-të në botë. Ajo doli nga populli. Ishte ushtri e vullnetit dhe e gatishmëri për flijim për liri dhe çlirim”, tha presidenti.

Thaçi shtoi se Ushtria e Kosovës, pas transformimit të FSK-së, do ta ruaj kufirin Kosovë-Serbi.

“Po punoj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si dhe për liberalizimin e vizave. Po punoj me partnerët e Kosovës, SHBA-në dhe BE-në për transformimin e Kosovës në Ushtri, e cila do të ruaj edhe kufirin Kosovë-Serbi”, tha ai.

 

https://kallxo.com/haradinaj-rikonfirmon-qendrimin-kunder-presidentit-per-korrigjimin-e-kufirit/

 

https://kallxo.com/kadri-veseli-fsk-eshte-ushtria-clirimtare-e-kosoves/