Thaçi uron Shqipërinë për rekomandimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE

Pasi që Shqipëria ka marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar shtetin shqiptar duke uruar që ky rekomandim të shëndrrohet në vendim nga ana e Këshillit të BE-së.

“E përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar presidenti të mërkurën në rrjetin social ‘Facebook’.

Komisioni Evropian ka publikuar paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin evropian.

https://kallxo.com/komisioni-evropian-do-te-prezantoje-paketen-vjetore-te-zgjerimit/