Arkiv - Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit

Thaçi: Ujmani do të mbetet aset i shfrytëzueshëm i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli edhe lidhur me vizitën që bëri te liqeni i Ujmanit.

“Liqeni i Ujmanit, ka qenë, është dhe do të mbetet aset i shfrytëzueshëm i Kosovës”, theksoi presidenti.

Ai tha se është pritur ngrohtë nga banorët lokalë, serbë të Kosovës.

“Na pritën me kafe e raki shtëpie”, theksoi Thaçi.

“Banorët ma konfirmuan se e duan paqen, mirëkuptimin, tolerancën dhe pajtimin. Duan jetë më të mirë, mirëqenie e jo nacionalizëm, konflikt, luftë dhe armiqësi”, shtoi ai.

Po ashtu, presidenti Thaçi dënoi sulmin me armë zjarri ndaj lokalit ku atij i është shërbyer kafe e raki.

https://kallxo.com/sulmohet-me-arme-zjarri-lokali-ku-presidenti-thaci-piu-kafe/

Kallxo.com