Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi Udhëton në Kroaci, Takohet me Presidenten Kroate

Presidenti Thaçi  ka udhëtuar sot për në Kroaci, ndërsa nesër do të takohet me Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq.

“Presidenti Thaçi do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë”, thuhet në njofitmin e Zyrës së Presidentit.

Pas takimit, dy presidentët do të mbajnë një konferencë për media.

Përveç takimit me Presidenten Grabar Kitaroviq, Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe me kryetarin e parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Para këtij takimi, presidenti Thaçi kishte pasur takime bilaterale në Mbretërinë e Jordanisë dhe Republikën e Austrisë.

Thaçi është nisur për në Kroaci në ditën kur edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit.

Në ditën kur Thaçi kishe bërë pranim-dorëzimin e detyrës së presidentit, nga ish presidentja Atifete Jahjaga kishte marrë pjesë edhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila kishte qenë presidentja e vetme e rajonit që mori pjesë në këtë ceremoni.

http://kallxo.com/presidentja-kroate-takime-thacin-dhe-kfor/

Edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga në kohën kur kryente këtë detyrë ishte takuar në Zagreb me Presidenten e Kroacisë.

http://kallxo.com/takohen-dy-presidentet-ballkanike/