Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi: UÇK në tokë e NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-së, ka deklaruar se 24 marsi i vitit 1999 ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi.

Ai tha se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit.

Presidenti gjithashtu u shpreh se intervenimi i NATO-s që ndaloi spastrimin etnik, na obligon që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.