Foto: Kallxo.com

Thaçi: Taksa ndaj Serbisë do të mbetet në fuqi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për emisionin ‘Opinion’ në Televizionin shqiptar ‘Tv Klan’, ka deklaruar se Samiti i Berlinit nuk ka vrarë ide as nuk janë ngjallur ide.

“Ju e keni me të dëgjuar dhe lexuar, ndërsa unë jam dëshmitar i takimit. E vërteta është kjo. Në Samit të gjithë liderët nga Ballkani perëndimor kemi shfaq ide tona dhe për raportet Kosovë – Serbi. Kanë qenë deklarime të thata dhe një deklaratë e thatë e përbashkët”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Ai për taksën dhe deklarimet e Haradinajt se ka pas presion ndaj tij ta heq taksën ka thënë se nuk ka patur presion ndaj askujt.

“Letra e Ramës sqaron gjithçka. S`ka pas presion prej askujt. Kemi mbrojtur pozicionin kushtetues se tarifa ka qenë vendim legjitim, bile është diçka e vogël ndaj Serbisë. Askush s`është lënë i vetëm në atë takim. Unë e kam mbështetur taksën që nga fillimi. Veseli ia ka propozuar taksën Qeverisë dhe ata e kanë marr vendimin. Taksa është dhe do të mbetet në fuqi”, ka deklaruat presidenti Thaçi në emisionin ‘Opinion” të Blendi Fevziut në ‘Tv Klan’.