Hashim Thaçi ne takim me deputetin e CDU, Peter Beyer Foto: Hashim Thaçi Facebook

Thaçi takon deputetin e partisë së Kancelares Merkel, flasin për dialogun

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në zyrën e tij deputetin gjerman nga CDU, Peter Beyer i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel.

Këtë e ka bërë të ditur vet Thaçi duke shpërndarë fotografi nga ky takim.

I pari i shtetit ka shkruar se me deputetin Beyer kanë diskutuar situatën politike në rajon dhe për dialogun Kosovë – Serbi, që sipas Thaçit duhet të përfundojë me njohje reciproke në mes të dyja vendeve.

Ai ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në procesin e shtetndërtimit.