Thaçi takoi shefen e re të UNDP-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë -UNDP, Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.

Thaçi ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.

“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, Suokko ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.

Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.