Thaçi takoi përfaqësuesit e komunitetit rom, i falënderon për kontributin e tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Romëve, ka pritur një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom në Kosovë të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.

Sipas presidentit Thaçi, minoritete janë pasuri i Kosovës, si dhe vendi ynë është model i respektimit të të drejtave të tyre.

“Komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione”, ka shkruar Thaçi.

Poashtu në këtë takim, presidenti Thaçi ka falënderuar minoritetin rom për kontributin e tyre dhënë për institucionet e Kosovës.

“Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për   kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre”, ka theksuar ai.

Edhe kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar komunitetin rom duke thënë se komuniteti rom është pjesë e pandarë e shoqërisë dhe që sipas tij, Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli takon përfaqësues të komunitetit rom, premton mbështetje institucionale.