Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi Takohet me Përfaqësuesit e MCC-së, Fsheh Rënien e Kosovës në Ranglistë

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Presidentit thuhet se në këtë takim, James Gerard ka njoftuar presidentin Thaçi se puna e MCC-së në Kosovë është “duke shkuar shumë mirë” dhe se tani MCC është duke “ecur drejt fazës kur do të fillojë të implementojë projektet për Kosovën”.

Ndërsa Presidenti Thaçi i përgëzoi për punën e bërë dhe u shpreh se “e përkrah punën e MCC-së” dhe se do të ketë “koordinim me qeverinë për të përkrahur projektet e MCC-së”.

“Projektet e juaja janë në përputhje me prioritetet e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “prandaj e përkrahim plotësisht punën e MCC-së në Kosovë”.

Millenium Challenge Corporation është agjenci amerikane për ndihma bilaterale, e themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 2004.

Por në komunikatën e Zyrës së nuk flitet asnjë fjalë për humbjen e miliona dollarëve në formë të grantit nga kjo agjensi për të cilën muajin e kaluar kishte raportuar Gazeta Jeta në Kosovë.

Korrupsioni ia Humb Kosovës Milionat e Premtuara nga Amerika

Duke u bazuar në shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë, Bordi i kësaj agjencie ka vendosur që ta ulë në Kosovën për një kategori më poshtë, përkatësisht nga programi “Compact” në atë “MCC Threshold”.

Ky vendim i bordit të MCC kishte ardhur pas dështimit të Kosovës për t’u përballur me fenomenin e korrupsionit.

Konfirmohet Humbja e Milionave të Premtuara nga ShBA