Foto: Facebook

Thaçi Takohet me Macron, Konfirmon Vizitën e tij në Kosovë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është takuar sot me presidentit francez, Emannuel Macron në pallatin Elysee në Francë, të cilin edhe e ka ftuar në një vizitë zyrtare në Kosovë, që sipas presidentit Thaçi, Macron ka konfirmuar vizitën në Kosovë.

Sipas Thaçit, vizioni dhe dinamizmi i presidentit Macron i jep shpresë tërë Evropës por edhe vendeve që aspirojnë për integrim.

“Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës. Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Facebook.