Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Sot Kuvendi do të Marrë Vendimin e Drejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që Kuvendi ta marrë vendimin e duhur që sipas tij e pret bota nga ne.

Thaçi, gjatë fjalimit të tij që e kishte në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit tha se ka besim se duke respektuar edhe të kaluarën tonë duke respektuar sakrificën familjeve të dëshmorëve, gjakun e derdhur për liri dhe duke respektuar të drejtën e patjetërsueshme të vajzave dhe djemve që të lëvizin lirshëm si të gjithë europianet e tjerë, Kuvendi do ta marr[ vendimin e duhur.

“Sot Kuvendi i Kosovës do të marrë vendimin e dejtë, vendimin e duhur, vendimin që e pret bota nga ne. Edhe Bashkimi Europian edhe Washingtoni do të votojnë për vazhdimin e integrimit të Kosovës edhe në Bashkimin Europian edhe në NATO. Do të votojë për liberalizimin e vizave dhe assesi për vazhdim të izolimit”, tha Thaçi.

Thaçi në akademinë përkujtimore ka dekoruar me urdhrin Heroi i Kosovës dëshmorët Rexhep Ajet Rexhepi dhe Beqir Brahim Rexhepi.

Akademia Përkujtimore për 20 Vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit (Drejtpërdrejt)

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 28 février 2018