Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Thaçi sot kryen homazhe të Pajaziti, Rugova, Demaçi e Jasharajt

Presidenti i Kosovës sot pritet të bëjë homazhe në tre lokacione në Kosovë.

Fillimisht, në oën 11 ai do të bëjë bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Më pas në orën 11:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi, në Velani.

Në orën 12:00, ai do të bëjë  homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.