Thaçi shkon në Tiranë, pritet të takohet me Presidentin Meta dhe Federica Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Shqipërisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo- Brijunit.

Sipas njoftimit nga presidenca, Thaçi do të ketë edhe një takim me homologun, Presidentin Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në Tiranë, Thaçi do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Presidentit.