Thaçi sfidon planin Ahtisaari: Mbështet ribashkimin e Mitrovicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku ka shprehur përkrahjen e tij për idenë e bashkimit të Mitrovicës.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, javën e kaluar Bahtiri ua ka dorëzuar peticionin me 16 mijë nënshkrimet e qytetarëve të kësaj komune për bashkimin e Mitrovicës, kryetarit të Kuvendit, Qeverisë dhe Zyrës së Presidentit.

https://kallxo.com/bahtiri-ia-dorezoi-veselit-nenshkrimet-e-qytetareve-per-bashkimin-e-mitrovices/

Idea e tij për bashkimin e Mitrovicës së Veriut dhe atë të Jugut ishte gjatë vitit që e lamë pas.

https://kallxo.com/bahtiri-sot-fillon-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices/

Mitrovica është ndarë në dy komuna- atë të Jugut, të dominuar nga shqiptarët dhe të Veriut, të dominuar nga serbët- në bazë të Planit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të përpiluar nga ish-i dërguari special i OKB-së, Martti Ahtisaari, plan mbi të cilin Kosova e kishte shpallur pavarësinë. Thaçi e kishte lexuar këtë Deklaratë më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës.