Thaçi- Qunit: Ti ke qenë një mercenar i paguar në luftë

Në debatin që është duke u zhvilluar mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe anëtarëve të komisionit të parlamentit hetimor për deportimin e shtetasve turq, ka zënë vend edhe lufta e vitit 1999.

Anëtari nga LDK-, Anton Quni i tha Presidentit se “e di që jeni frigu gjatë luftës por nuk e kuptoj pse frikoheni në paqe”

E në krah i doli Presidentit anëtari i PDK-së, Hajdar Beqa.

“Ti nuk ki vjet sa kam unë veprime në luftë, ti nuk je kon në saf të parë, ti je kon ma larg be Anton, lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk mundet me folë një njeri që ka ardhur me korrespodencë me luftë”, tha Beqa.

Ndërsa Quni ia ktheu duke thënë se “Kur e kemi bo ni udhëtim me ty në luftë aq shumë je tut sa u dashtë me të mbajtë në prehën”.

Për këtë reagoi presidentit, Hashim Thaçi, ku i tha Qunit “mercenar lufte”.

“Ti në luftë je kon ka fundi një komë e ke shti në Kosovë një komë për Shqipëri, je hi në Kosovë pasi u kthy NATO, ti ke qenë një mercenar i paguar duke luftuar me uniformë. Ty duhet me të ardhë turp për shumë sene. Ti mercenari që asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës dhe duhet më të ardhë turp për shumë sene”, tha Thaçi.