Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Pret që Bullgaria ta Çojë në BE Zërin e Ballkanit

Presidenti Hashim Thaçi duke uruar Bullgarinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së, tha se pret që ky shtet ta çojë në BE zërin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne e mirëpresim kryesimin e Bullgarisë dhe presim që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet më shumë në Bruksel dhe BE”, shkroi Thaçi në facebook.

Thaçi ka shpresë se Bullgaria nuk do të lejojë që “rajoni ynë t’iu ikë nga duart [Brukselit dhe BE-së] dhe të rrëshqasë në interesat e shteteve dhe ideologjive që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Europës”.

Presidenti tha se Bullgaria po e merr këtë detyrë “në momente të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”.

Thaçi në postimin e tij e konsideroi zgjidhjen e vetme për paqe të qëndrueshme në Europë, integrimin sa më të shpejtë të hteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.